Arkivi per kategorine ‘BASHKIA DURRES’

THENIE TE BUKURA PER DASHURIN

E Dielë, 7 Shtator 2008

Gjeja me e tmerrshme nuk eshte ti copetosh zemrat por e kunderta : ti shnderrosh ato ne gure.
–Oscar Wilde—

Pushteti është gjithnjë pa dashuri, dashuria është gjithnjë pa pushtet.
– Nga „1717 witzige und Kesse Supersprüche“—

Buzeqesh, ndonese buzeqeshja jote mund te jete e trishtuar, sepse me e trishtuar se buzeqeshja e nje njeriu te trishtuar eshte trishtimi i atij qe nuk buzeqesh kurre.

Te qash do te thote te te shkrihet akulli qe ke ne zemer
–H.Hesse—

Mos iu gezo dashurise me veshtrimin e pare,se dikush tjeter mund ta kete veshtruar para teje.

Dashuria ne largesi , si jetimi pa shtepi.
– ALROSS—

Syte dashurojn syte tradhetojn .
– ALROSS—

Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja , jeta e njeriut. Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frutdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë.
–Bjelinski—

Në fillim të dashurisë dashnorët flasin për të ardhmen, e kur ajo është nga fundi, flasin për të kaluarën.
–Karlo—

Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjalë të shumta.
–Pajeroni–

Të lutem, më duaj pak, në qoftë se dëshiron të më duash gjatë.
–Herriku—

Dashuria është fati, të cilin ia japim njeri-tjetrit.
–Sandi–

Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.
–Balzaku–

S’ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme.
–Myse–

Asnjëherë nuk dashuron mjaft, në qoftë se nuk dashuron shumë.
–Peshi–

Njerëzve u pëlqen më shumë dashuria se martesa, për këtë arsye romanet janë më argëtues se historia.
–Shetmfori–

Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten.
–Femau–

Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët.
–Platoni–

Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur.
–Ikbali—

Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.
–Gëte–

Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë.
–Myse–

Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
–Shekspiri–

Të frikësohesh nga dashuria do të thotë të frikësohesh nga jeta, e ata që frikësohen janë tri herë të vdekur.
–Raseli–

Çdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë.
–Dostojevski–

Më mirë të dashurosh dhe të humbësh, se sa asnjëherë të mos humbësh.
–S.Bemardi–

Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti.
–Bodleri–

Dëshira dhe dashuria janë krahë për vepra të mëdha.
–Gëte–

Ç’është risia? Një ëndërr. Ç’është dashuria: përmbajtja e ëndrrës.
–Kierkegardi–

Më fatkeq nga të gjithë njerëzit është ai që nuk dashu-ron më, e që nuk mund të harrojë dashurinë e parë.
–Mickijeviçi—

Nje dite kur do  te zgjohesh
Mos laj syte me lot,
Dikush do te tregoj
Se u nxitove kot.
Ne kalendarin tim
Vec dy data jane,
Njera kur u pame
E tjetra kur u ndame.

GAZETAT SHQIPTARE.

E Enjte, 4 Shtator 2008