Arkivi per kategorine ‘1’

ENCIKLOPEDIA SHQIP. OLIVER MIMARBASHI

E Enjte, 4 Shtator 2008
Wikipedia ShqipPër momentin ka 21.149 artikuj.

Kërko · Si redaktohet një faqe · Pyetje dhe përgjigje · Kuvendi · Kategoritë · Artikuj perfekte · Artikuj të mirë · Indexi A-ZH
Wikipedia (Enciklopedia e Lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Wikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve. Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.


Vini Re! - Jeni të lutur të emëroni faqet që krijoni në trajtën e shquar dhe të përdorni germat Ë , Ç , ë , ç në fjalët e duhura.
Artikuj të rinj | Sot: 3 Shtator 2008 Ngjarje vite më parë më 3 Shtator
Shfletoni artikujt me tema shqiptare:

Ngjarje aktuale:

Stadiumi i ekipit Everton FC.

Stadiumi i ekipit Everton FC.

Enciklopedia Bashkësia
Mjekësia Shkencat Natyrore dhe Matematika
Astronomia · Biologjia · Fizika · Informatika · Kimia · Matematika · Mjekësia · Statistika · Shkencat e Ambientit dhe Mjedisit · Shkencat e Tokës
Redaktimi
Mirë se vini · Rregullat · Si redaktohet një faqe ? · Të drejtat e autorit · Përpunim tekstesh · Shabllone tabelash · Udhëzues kategorizimi · Projekte të redaktorëve
Ekonomia Shkencat e Zbatuara
Albanologjia · Agrikultura · Arkitektura · Biznesi · Komunikimi · Arsimi · Inxhinieria · Shkencat e Konsumit dhe Familjes · Shteti · Ligji · Shkencat e Librarisë dhe Informacionit · Politika · Çështje Publike · Programim · Teknologjia · Transporti
Wikipedia
Rreth Wikipedias · Ambasada · Kuvendi · Anëtarët · Ndihma · Lajmërime · Statistika · Fjalorthi · Promovimi · Pyetje e Përgjigje
Filozofia Shkencat Sociale dhe Filozofia
Antropologjia · Arkeologjia · Ekonomia · Filozofia · Gjeografia · Gjuha · Letërsia · Historia · Mitologjia · Psikologjia · Sociologjia · Shkencat Politike
PortaleKryesore: Portale · Kryefaqe
Vende: Shqipëria · Kosova · Maqedonia · ShBA
Shkenca: Medicina · Gjeografia
Kulturë dhe art: Literatura · Muzika · Sporti · Filmi
Tjera: Animimi · Seria · Stripi
Arti Kultura dhe Arti
Aktrim · Argëtimi · Baleti · Gatimi · Interneti · Feja · Festat · Filmi · Fotografia · Letërsia · Loja · Muzika · Pasione · Piktura · Artizanati · Radio · Seria · Skulptura · Sporti · Teatri · Telenovela · Televizioni · Turizmi
Atlasi Kategori të Tjera
Interneti · Shoqëria Civile · Ilirët · Botanika · Atlasi
Në gjuhë të tjera:
Anglisht · Gjermanisht · Frengjisht · Italisht · Japonisht · Holandisht ·Polonisht · Portugalisht · Suedisht · Boshnjakisht · Turqisht · Мaqedonisht · Ruminisht · Bullgarisht · Greqisht · Kroatisht · Serbisht · Të gjitha…
Lista e listave L i s t a
Lista · Filma · Qytetet shqiptare · Shtete · Kryeqytete · Lojra vizuale · PC Programe · Pseudonime · Kompani · Universitete · Biografi · Aparate · Libra · Emra · Kalendari
Wikipedia mbahet nga Fondacioni Wikimedia, një fondacion pa përfitime i regjistruar në Florida, ShBA. Wikimedia mban edhe disa projekte të tjera Wiki:
WikiLibra WikiFjalori WikiCitate WikiBurime WikiSpeciet WikiLajme Commons Meta-Wiki
 

Marrë nga “http://sq.wikipedia.org/wiki/Faqja_Kryesore

Shikime
Mjete vetjake

if (window.isMSIE55) fixalpha();

Shfleto
Mjete
Në gjuhë të tjera

Powered by MediaWiki

Wikimedia Foundation

GAZETAT SHQIPTARE.

E Enjte, 4 Shtator 2008

DASHURIA ME NJERI TJETRIN.MBI CDO GJE

E Dielë, 31 Gusht 2008

 

arwenpentant.gif27hm1t10.gifattachment-3.gif

Lufta ndaj krimit te organizuar

E Enjte, 13 Mars 2008

40385.gifMoratoriumi antiskaf ka dhënë rezultate, duke e ndaluar plotësisht trafikun klandestin

Ndjekje penale për funksionarët që shkelin ligjinimages-71.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja, deklaroi dje se askush nga funksionarët e shtetit nuk mund të mbetet i imunizuar nga ndjekja penale. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit ka qenë prioritet i qeverisë. “Lufta kundër korrupsionit ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë. Kushdo e ka të qartë se askush nuk mund të mbetet i imunizuar nga ndjekja penale, pavarësisht funksionit që ai mban”, është shprehur ai. Një deklaratë të tillë, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave e ka bërë gjatë një seminari me temë “Zhvillimi i Strategjisë Kombëtare”, i organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Qendra për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF). Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues të qeverisë, parlamentarë, studiues të fushës, etj. Lezhja nënvizoi se qeveria tregoi një vullnet të madh në luftën kundër këtyre fenomeneve. Sipas tij, vetëm në dy vjet janë goditur 140 grupe kriminale dhe persona. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave theksoi se një gjë e tillë është arritur edhe në sajë të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. Ai theksoi se krimi i organizuar korrupsioni dhe rendi publik përbëjnë një nga sfidat më të mëdha të kësaj qeveria. “Në harkun kohor të dy viteve u arrestuan qindra persona në kërkim, u goditën mbi 140 grupe kriminale dhe persona deri atëherë të paprekshëm u vunë para drejtësisë, në sajë dhe të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. Ndonëse lufta kundër krimit është një luftë e vazhdueshme, sot mund të thuhet pa frikë se në vend sundon ligji dhe shteti i së drejtës”, pohoi sekretari i Përgjithshëm, duke bërë të ditur se Shqipëria aspiron të jetë një faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon e më gjerë. Ndërsa theksoi se qeveria është kundër krijimit të krizave dhe konflikteve rajonale, si dhe kundër zgjidhjes së tyre me anë të forcës. “Vendi ynë ka kaluar një periudhë të trazuar në këto 17 vjet tranzicioni, duke kaluar nga një shoqëri totalitare në një shoqëri demokratike, me institucione të konsoliduara e një shtet të së drejtës, ku respektohen dhe garantohen të Drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut”, është shprehur Lezhja. Më tej, ai deklaroi se Shqipëria ka dy vjet që është kthyer në një vend me institucione demokratike të zgjedhura në mënyrë të lirë e legjitime, duke u shndërruar nga një konsumuese në një prodhuese të sigurisë. “Qeveria shqiptare beson se integrimi në strukturat ndërkombëtare të sigurisë kolektive përbën mënyrën më të mirë të forcimit të sigurisë së vendit dhe ka për qëllim krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ai duke treguar se qeveria ka marrë një sërë masash për forcimin e sigurisë kombëtare, që para ardhjes së saj në pushtet. Një vëmendje të veçantë, theksoi ai, qeveria po u kushton formave të sofistikuara të krimit, sidomos atij ekonomik, pastrimit të parave dhe formave të tjera të këtij krimi, që janë sfida e të ardhmes e autoriteteve të zbatimit të ligjit. Një tjetër përpjekje e qeverisë, theksoi Lezhja, është dhe kalimi i paligjshëm i kufirit, madje dhe përdorimi i territorit të Shqipërisë si tranzit për emigrantët ilegalë. “Moratoriumi 3-vjeçar antiskaf ka dhënë rezultatet e tij, duke e ndaluar këtë fenomen pothuajse plotësisht”, tha ai. Gjithashtu, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave tha se qeveria ka punuar në mënyrë intensive edhe për konsolidimin e institucioneve dhe instrumentave të sigurisë. Madje ai e konsideroi një gjë të tillë si arritje të qeverisë, pasi në këto dy vjet nuk ka patur asnjë akt terrorist. “Vitet e fundit nuk ka asnjë akt terrorist të kryer në Shqipëri. Ne jemi tepër aktivë në angazhimet tona, së bashku me koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit. Ushtarët tanë shërbejnë në Afganistan, Irak, etj., duke kontribuar për paqen”, vijoi ai. Përsa i takon integrimit euroatlantik, sipas tij, Shqipëria ka arritur suksese të dukshme. Ndërsa vlerësoi si arritje edhe reformimin e plotë të Forcave të Armatosura dhe arritjen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. “FA janë vendosur nën kontroll të plotë demokratik dhe janë në rrugën e reformimit të plotë. Qeveria shqiptare pret që në Samitin e Bukureshtit të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO. Po ashtu, një vit më parë, qeveria nënshkroi MSA-në me BE-në dhe procesi i ratifikimit të kësaj marrëveshjeje me parlamentet e vendeve anëtare po ecën në mënyrë të kënaqshme”, përfundoi sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Kushtetuesja, ja arsyet që rrëzuan ish-pronarët

E Enjte, 13 Mars 2008

Kushtetuesja, ja arsyet që rrëzuan ish-pronarët

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi ligjin e qeverisë për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Shoqata e ish-pronarëve “Pronësi me Drejtësi” i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar këtë ligj, i cili, sipas tyre, nuk merrte parasysh interesat e pronarëve legjitimë dhe bënte pronarë të ligjshëm ata që kishin zaptuar pronat e tyre. Ligji i legalizimeve ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese për tre çështje të marrëdhënieve pronarë të vjetër dhe pronarë të rinj. Sipas tyre, ligji ka shkelur nenet 17 dhe 41 të Kushtetutës, sepse nuk është pasur parasysh “interesi publik” dhe “shpë-rblimi i drejtë” si kritere të nevojshme kushtetuese, në rast cenimi të së drejtës së pronësisë private. Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga shtatë gjyqtarë, pas një votimi 5 me 2 në favor të ligjit të qeverisë, ka rrëzuar kërkesën e ish-pronarëve. Kushtetuesja ka arsyetuar se ligji ka vepruar drejt duke bërë pronarë ata që kanë zënë pronat e pronarëve, pasi një gjë të tillë e sanksionon edhe Kushtetuta.

Bazuar në nenin 41 të Kushtetutës, pranohet e drejta e kufizimit të pronësisë. “Vlerësojmë se kjo e drejtë është e garantuar, nëse në rast të kufizimit të pronësisë private (shpronësimi apo kufizime që barazohen me shpronësimin) shteti merr përsipër që të respektojë kufizimin në përmbushje të një interesi publik, kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe në respektim të së drejtës së ankimit të individit të cenuar për masën e shpërblimit”, shprehet gjykata. Kushtetuesja i jep përgjigje edhe shqetësimit tjetër të ish-pronarëve, atij të shpronësimit. Sipas gjykatës, “megjithëse ligji nuk përmend termin ‘shpronësim’ dhe nuk siguron një procedurë formale shpronësimi, ajo vlerëson se në bazë të nenit 15 të ligjit, personat e regjistruar në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme dhe që kompensohen për shkak të regjistrimit të zotëruesve të ndërtesave të paligjshme do të quhen de facto dhe de jure të shpronësuar”. Ish-pronarët e shoqatës “Pronësi me Drejtësi” kërkonin gjithashtu revokim të këtij ligji, edhe për shkak se shpërblimi i tyre nuk ishte i drejtë dhe jo i menjëhershëm. Gjykata Kushtetuese e konsideron të drejtë mënyrën e shpërblimit të ish-pronarëve, ashtu siç është përcaktuar në ligj. Sipas saj, “duke pasur parasysh se për kompensimin do të zbatohet e njëjta metodikë vlerësimi si në rastin e kompensimit të ish-pronarëve për pronat e tyre të konfiskuara, shtetëzuara apo shpronësuara, subjekte përfitues nga ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave, Gjykata Kushtetuese vlerëson se ligji është në pajtim me kriterin kushtetues “shpërblim i drejtë”.

Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese vlerëson se në përputhje me nenin 17 të Kushtetutës, kufizimi i të drejtës së pronësisë të pronarëve të ligjshëm është realizuar me ligj, si një nga kriteret e domosdoshme në rast kufizimi të të drejtave të njeriut

Megjithëse ligji nuk përmend termin “shpronësim” dhe nuk siguron një procedurë formale shpronësimi, Gjykata Kushtetuese vlerëson se në bazë të nenit 15 të ligjit, personat e regjistruar në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme dhe që kompensohen për shkak të regjistrimit të zotëruesve të ndërtesave të paligjshme do të quhen de facto dhe de jure të shpronësuar

Gjykata Kushtetuese konkludon se duke qenë se ligji për legalizimet ka për objekt legalizimin e ndërtimeve të ngritura pa leje dhe sidomos urbanizimin e zonave, blloqeve informale e ndërtimeve informale, ekziston “interesi publik” që mund të justifikojë shpronësimin e pronarëve të ligjshëm dhe kalimin e pronave të tyre në pronësi të ndërtuesve të ndërtimeve pa leje

Gjykata Kushtetuese çmon se përcaktimi i bërë nga ligji për legalizimet, sipas të cilit pronësia e tokës së shpronësuar nuk i mbetet shtetit, por i transferohet zotëruesit të ndërtesës që legalizohet, në vetvete nuk përbën një pengesë që ky përcaktim të konsiderohet si i domosdoshëm për “interes publik”

Duke pasur parasysh se për kompensimin do të zbatohet e njëjta metodikë vlerësimi si në rastin e kompensimit të ish-pronarëve për pronat e tyre të konfiskuara, shtetëzuara apo shpronësuara, subjekte përfitues nga ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave, Gjykata Kushtetuese vlerëson se ligji, objekt shqyrtimi, është në pajtim me kriterin kushtetues “shpërblim i drejtë”

Gjykata Kushtetuese vlerëson se e drejta e ankimit në gjykatë është një e drejtë kushtetuese, që sanksionohet nga neni 43 i Kushtetutës, kështu që për aq kohë sa, sipas nenit 4/3 të Kushtetutës, dispozitat e saj zbatohen drejtpërsëdrejti, ky ligj edhe pse nuk e ka pranuar në mënyrë të shprehur, nuk ia mohon të drejtën individit për t’u ankuar në gjykatë për çdo aspekt të ligjit

BASHKIA DURRES DEPARTAMENTI I URBANISTIKES KERKESAT PER LEJE NDERTIMI.

E Enjte, 13 Mars 2008

BASHKIA DURRES
DEPARTAMENTI I URBANISTIKES
KERKESAT PER LEJE NDERTIMI
PER
OBJEKTIN:______________________________________________________
1. Formulari 3 .3/1 me vulat dhe firmat e ARM dhe MKZ (projekti i plote i MKZ i firmosur nga autori
shoqeruar me licencen perkatese)
2.Kerkese per prishjen e ndertimeve ekzistuese .(ne se ka),formulari Nr.9
3..Projekti i plote arkitektonik ne format A3 ose shumefishat e tij ne shkallen 1:100 , i dimensionuar
sipas kondicioneve urbane te miratuara per sheshin e ndertimit,si dhe relacioni ku te jene pershkruar
lloji i rifiniturave te jashtme te objektit(dyer, dritare ,grila dhe hyrjet kryesore ), Te gjitha keto duhet
te sillen edhe ne CD.
4.Projekti konstruktiv dhe llogaritjet konstruktive te firmosura nga konstruktoret shoqeruar me licencen
perkatese te noterizuar.
5.Dokumentacionin fotografik aktual te zones ne disa pika veshtrimi me madhesi tepershtatshme.
6.Fotomontazhi i objektit te kerkuar mbi foton e gjendjes aktuale.
7.Relacioni i projektit i firmosur nga arkitekti e konstruktori, ku te jete pershkruar, skema kontruktive .
8.Projekti i sistemimeve te jashteme me kuota altimetrike shk.1: 100 , sheshe, percaktim i siperfaqeve
te gjelberta te shprehur ne m2 ne respektim te normave te Rregullores te Urbanistikes , si edhe numeri
dhe lloji i drureve qe do te mbillen ne te, parkime, rruge si dhe skema e rrjetit rrugor ku eshte paraqitur
qarkullimi i mjeteve dhe kembesoreve, hyrja dhe dalja e mjeteve ne objektin qe do te ndertohet ne kete
shesh, kjo skeme duhet t’i referohet aksit rrugor kryesor me te afert.
9..Projekti i plote i ngrohjes ne perputhje me V.K.M Nr.584 Dt.02.11.200 i firmosur nga projektuesi
i shoqeruar me licencen e noterizuar.
10. Pajisja me leje,autorizim apo pelqim mjedisor per veprimtarite qe i nenshtrohen vleresimit te
ndikimit ne mjedis ne zbatim Ligjit Nr 8934 date 5.09.2002 ” Per Mbrojtjen e Mjedisit” dhe akteve
nenligjore perkatese .
11.Projekti i sistemimit te ujrave te shiut , lidhja me rrjetin kryesor te infrastruktures se qytetit
12. Projekti hidraulik, elekrik te firmosur nga projektuesit dhe te shoqeruar me licencat perkatese te
noterizuara.
13.Kontrata noteriale me firmen e ndertimit si edhe fotokopja e noterizuar e liçenses se shoqerise
zbatuese.
14. Ne projekt zbatimi te jepen te saktesuara tipet e apartamenteve, siperfaqet e llogaritura sipas projekt
zbatimit per cdo kat dhe total.
15. Kopje e noterizuara te lejes te aprovuar, te sheshit te ndertimit (formulari nr. 2), planimetrine e
sheshit te ndertimit .
16. Te dhenat e studimit Gjeologo – Inxhinierik. (per objekte mbi 3 kate)
17. Grafiku i punimeve i hartuar nga firma e ndertimit ku te saktesohet afati kohor i perfundimit te
ndertimit nga dita e marrjes se lejes se ndertimit.
18. Plani i organizimit te punimeve hartuar nga firma e ndertimit ne shkallen: 1:100 .
19. Te dhenat e studimit sizmiologjik per objekte mbi 8 kat.
20. Preventivi i objektit.

BASHKIA DURRES

E Enjte, 13 Mars 2008

6443uy0wrruhcw.gifKERKESAT PER NDRYSHIM DESTINACIONI
PER
OBJEKTIN:________________________________________________________
1. Dokumenti i pronesise mbi ndertimin ekzistues (apartamentin)
shoqeruar me harten treguese . Dokumenti hipotekor te jete it re
muajve te fundit.
2. Plan – Vendosje e ndertimit ekzistues .
3. Formulari 1 dhe 3
4. Dokumentacioni fotografik i gjendjes aktuale te ambientit te banimit ,
per te cilin kerkohet ndryshimi i destinacionit .
5. Projekti ekzistues arkitektonik dhe konstruktiv
6. Relacioni ku te jene pershkruar lloji i rifiniturave te jashtme te
objektit ( dyer , dritare grila dhe hyrjet kryesore )
7. Relacion teknik nga konstruktori
-Te dhena per projektin e nderhyrjes :
- Pershkrimi teknik i konstruksionit : skema , tipi i themelit (gure,butobeton
, me brez ose pa brez beton/arme ) tipi i konstruksionit mbajtes vertikal.
- pershkrimi i nderhyrjes ne aspektin e ndryshimit urbanistik dhe
arkitektonik .
8 .Licensat e noterizuara te (arkitekt, konstruktor )
9.Kontrata me firmen e ndertimit para noterit dhe licensa e noterizuar e
firmes te ndertimit .
10. Grafiku i punimeve i hartuar nga firmat e ndertimit ku saktesohen me
pergjegjesi afati kohor i perfundimit te ndertimit nga dita e marrjes se lejes
te ndertimit , zbatimi i se ciles do te kerkohet me rigorozitet dhe Preventivi.
11. Pajisja me leje,autorizim apo pelqim mjedisor per veprimtarite qe i
nenshtrohen vleresimit te ndikimit ne mjedis ne zbatim Ligjit Nr
8934 date 5.09.2002 ” Per Mbrojtjen e Mjedisit”
12. Percaktimi i destinacionit te kerkuar per ndryshim e paraqitur kjo ne
kerkese .