Kushtetuesja, ja arsyet që rrëzuan ish-pronarët
Kushtetuesja, ja arsyet që rrëzuan ish-pronarët
Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi ligjin e qeverisë për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Shoqata e ish-pronarëve “Pronësi me Drejtësi” i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar këtë ligj, i cili, sipas tyre, nuk merrte parasysh interesat e pronarëve legjitimë dhe bënte pronarë të ligjshëm ata që kishin zaptuar pronat e tyre. Ligji i legalizimeve ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese për tre çështje të marrëdhënieve pronarë të vjetër dhe pronarë të rinj. Sipas tyre, ligji ka shkelur nenet 17 dhe 41 të Kushtetutës, sepse nuk është pasur parasysh “interesi publik” dhe “shpë-rblimi i drejtë” si kritere të nevojshme kushtetuese, në rast cenimi të së drejtës së pronësisë private. Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga shtatë gjyqtarë, pas një votimi 5 me 2 në favor të ligjit të qeverisë, ka rrëzuar kërkesën e ish-pronarëve. Kushtetuesja ka arsyetuar se ligji ka vepruar drejt duke bërë pronarë ata që kanë zënë pronat e pronarëve, pasi një gjë të tillë e sanksionon edhe Kushtetuta.
Bazuar në nenin 41 të Kushtetutës, pranohet e drejta e kufizimit të pronësisë. “Vlerësojmë se kjo e drejtë është e garantuar, nëse në rast të kufizimit të pronësisë private (shpronësimi apo kufizime që barazohen me shpronësimin) shteti merr përsipër që të respektojë kufizimin në përmbushje të një interesi publik, kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe në respektim të së drejtës së ankimit të individit të cenuar për masën e shpërblimit”, shprehet gjykata. Kushtetuesja i jep përgjigje edhe shqetësimit tjetër të ish-pronarëve, atij të shpronësimit. Sipas gjykatës, “megjithëse ligji nuk përmend termin ‘shpronësim’ dhe nuk siguron një procedurë formale shpronësimi, ajo vlerëson se në bazë të nenit 15 të ligjit, personat e regjistruar në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme dhe që kompensohen për shkak të regjistrimit të zotëruesve të ndërtesave të paligjshme do të quhen de facto dhe de jure të shpronësuar”. Ish-pronarët e shoqatës “Pronësi me Drejtësi” kërkonin gjithashtu revokim të këtij ligji, edhe për shkak se shpërblimi i tyre nuk ishte i drejtë dhe jo i menjëhershëm. Gjykata Kushtetuese e konsideron të drejtë mënyrën e shpërblimit të ish-pronarëve, ashtu siç është përcaktuar në ligj. Sipas saj, “duke pasur parasysh se për kompensimin do të zbatohet e njëjta metodikë vlerësimi si në rastin e kompensimit të ish-pronarëve për pronat e tyre të konfiskuara, shtetëzuara apo shpronësuara, subjekte përfitues nga ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave, Gjykata Kushtetuese vlerëson se ligji është në pajtim me kriterin kushtetues “shpërblim i drejtë”.
Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese vlerëson se në përputhje me nenin 17 të Kushtetutës, kufizimi i të drejtës së pronësisë të pronarëve të ligjshëm është realizuar me ligj, si një nga kriteret e domosdoshme në rast kufizimi të të drejtave të njeriut
Megjithëse ligji nuk përmend termin “shpronësim” dhe nuk siguron një procedurë formale shpronësimi, Gjykata Kushtetuese vlerëson se në bazë të nenit 15 të ligjit, personat e regjistruar në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme dhe që kompensohen për shkak të regjistrimit të zotëruesve të ndërtesave të paligjshme do të quhen de facto dhe de jure të shpronësuar
Gjykata Kushtetuese konkludon se duke qenë se ligji për legalizimet ka për objekt legalizimin e ndërtimeve të ngritura pa leje dhe sidomos urbanizimin e zonave, blloqeve informale e ndërtimeve informale, ekziston “interesi publik” që mund të justifikojë shpronësimin e pronarëve të ligjshëm dhe kalimin e pronave të tyre në pronësi të ndërtuesve të ndërtimeve pa leje
Gjykata Kushtetuese çmon se përcaktimi i bërë nga ligji për legalizimet, sipas të cilit pronësia e tokës së shpronësuar nuk i mbetet shtetit, por i transferohet zotëruesit të ndërtesës që legalizohet, në vetvete nuk përbën një pengesë që ky përcaktim të konsiderohet si i domosdoshëm për “interes publik”
Duke pasur parasysh se për kompensimin do të zbatohet e njëjta metodikë vlerësimi si në rastin e kompensimit të ish-pronarëve për pronat e tyre të konfiskuara, shtetëzuara apo shpronësuara, subjekte përfitues nga ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave, Gjykata Kushtetuese vlerëson se ligji, objekt shqyrtimi, është në pajtim me kriterin kushtetues “shpërblim i drejtë”
Gjykata Kushtetuese vlerëson se e drejta e ankimit në gjykatë është një e drejtë kushtetuese, që sanksionohet nga neni 43 i Kushtetutës, kështu që për aq kohë sa, sipas nenit 4/3 të Kushtetutës, dispozitat e saj zbatohen drejtpërsëdrejti, ky ligj edhe pse nuk e ka pranuar në mënyrë të shprehur, nuk ia mohon të drejtën individit për t’u ankuar në gjykatë për çdo aspekt të ligjit
25 Mars 2008 at 2;50
Qe te gjykosh drejte per token ne radhe te pare nuk duhet ta konsiderosh ate as para as si mall ,bageti,shtepi apo dicka tjrter qe ndryshon gjendjen esaj por dicka si dicka te pandryshushme qe mund te ndryshoje pronar dhe forme por nuk ndryshon vendodhjen.Toka nuk eshte komuniste ,demokeate ose socialiste ajo eshte shqipetare.Kjo toke ,gjuha jone shqipetare dhe traditat e zakonet tona na bene te ruajme identitetin tone shqipetar.Toka trashegohet bres pas brezi dhe ajo ruan ne pergjithesi sipronar te saj jo nje emer te vecante te nje personi por mbiemrin e fisit .Ajo itakon brezave dhe ne shqiperi kete njerzit ekane ruajtur si te shenjte.Ta kalosh toke te izoti eshte e lehte kur ke deshiren e mire dhe te mos jesh i kopromentuar e i koruptuar,mjafton denigrimi iligjit famekeq 7501 dhe shfrytezimi idokumentacionit aq te sakte per tokat te ruajtura me aq kujdes nga ai budallai diktator dhe cdo gje ne regull