BASHKIA DURRES DEPARTAMENTI I URBANISTIKES KERKESAT PER LEJE NDERTIMI.
BASHKIA DURRES
DEPARTAMENTI I URBANISTIKES
KERKESAT PER LEJE NDERTIMI
PER
OBJEKTIN:______________________________________________________
1. Formulari 3 .3/1 me vulat dhe firmat e ARM dhe MKZ (projekti i plote i MKZ i firmosur nga autori
shoqeruar me licencen perkatese)
2.Kerkese per prishjen e ndertimeve ekzistuese .(ne se ka),formulari Nr.9
3..Projekti i plote arkitektonik ne format A3 ose shumefishat e tij ne shkallen 1:100 , i dimensionuar
sipas kondicioneve urbane te miratuara per sheshin e ndertimit,si dhe relacioni ku te jene pershkruar
lloji i rifiniturave te jashtme te objektit(dyer, dritare ,grila dhe hyrjet kryesore ), Te gjitha keto duhet
te sillen edhe ne CD.
4.Projekti konstruktiv dhe llogaritjet konstruktive te firmosura nga konstruktoret shoqeruar me licencen
perkatese te noterizuar.
5.Dokumentacionin fotografik aktual te zones ne disa pika veshtrimi me madhesi tepershtatshme.
6.Fotomontazhi i objektit te kerkuar mbi foton e gjendjes aktuale.
7.Relacioni i projektit i firmosur nga arkitekti e konstruktori, ku te jete pershkruar, skema kontruktive .
8.Projekti i sistemimeve te jashteme me kuota altimetrike shk.1: 100 , sheshe, percaktim i siperfaqeve
te gjelberta te shprehur ne m2 ne respektim te normave te Rregullores te Urbanistikes , si edhe numeri
dhe lloji i drureve qe do te mbillen ne te, parkime, rruge si dhe skema e rrjetit rrugor ku eshte paraqitur
qarkullimi i mjeteve dhe kembesoreve, hyrja dhe dalja e mjeteve ne objektin qe do te ndertohet ne kete
shesh, kjo skeme duhet t’i referohet aksit rrugor kryesor me te afert.
9..Projekti i plote i ngrohjes ne perputhje me V.K.M Nr.584 Dt.02.11.200 i firmosur nga projektuesi
i shoqeruar me licencen e noterizuar.
10. Pajisja me leje,autorizim apo pelqim mjedisor per veprimtarite qe i nenshtrohen vleresimit te
ndikimit ne mjedis ne zbatim Ligjit Nr 8934 date 5.09.2002 ” Per Mbrojtjen e Mjedisit” dhe akteve
nenligjore perkatese .
11.Projekti i sistemimit te ujrave te shiut , lidhja me rrjetin kryesor te infrastruktures se qytetit
12. Projekti hidraulik, elekrik te firmosur nga projektuesit dhe te shoqeruar me licencat perkatese te
noterizuara.
13.Kontrata noteriale me firmen e ndertimit si edhe fotokopja e noterizuar e liçenses se shoqerise
zbatuese.
14. Ne projekt zbatimi te jepen te saktesuara tipet e apartamenteve, siperfaqet e llogaritura sipas projekt
zbatimit per cdo kat dhe total.
15. Kopje e noterizuara te lejes te aprovuar, te sheshit te ndertimit (formulari nr. 2), planimetrine e
sheshit te ndertimit .
16. Te dhenat e studimit Gjeologo – Inxhinierik. (per objekte mbi 3 kate)
17. Grafiku i punimeve i hartuar nga firma e ndertimit ku te saktesohet afati kohor i perfundimit te
ndertimit nga dita e marrjes se lejes se ndertimit.
18. Plani i organizimit te punimeve hartuar nga firma e ndertimit ne shkallen: 1:100 .
19. Te dhenat e studimit sizmiologjik per objekte mbi 8 kat.
20. Preventivi i objektit.
13 Mars 2008 at 2;50
per ata qe kane zene tokat private pa leje.kane mare dhe guximin te ndertojne dyqane dhe shtepia.duke mos ditur se nuk ka toke pa pronare.sa qe nje pjese e tyre nuk di se cfare do te thote kadaster,apo ipoteke.dhe duke pyetur njerin nga keta,qe e mbajne veten si pronare.me thote se kishte pyetur,dhe i kishin thene se toka qe ka zene nuk ka pronare.dhe ky i funit kishte filluar te ndertonte shtepine e tijqe me sa duket e quante te ligjshm.jo vetem qe e ndertoje pa leje.por e beri dhe tre katesh.por tani kesaj toke i dolen dy pronaret e vertete.qe jane trashegimtaret me dokumenta te rregullta.dhe vertetim trashegimie.e dale nga gjukata.do te doja te komentonim kete teme/
13 Mars 2008 at 2;50
Është një nen i vjetër që daton në fillim të shekullit të 20-të, i përket vitit 1916. Është një libërth për gjyqet paqësore dhe për gjithë sjelljet e gjyqtarëve me njerëzit që detyrohen të trokasin në derën e tyre. Njëri prej këtyre neneve të këtij dokumenti flet për pronat.
Aty thuhet se kur dy njerëz grinden për të njëjtën pronë, ata duhet të paraqesin dokumentet, njeriu që ka dokumentin më të vjetër e merr pronën, për të cilën mund të jetë në sherr. Gjithsesi, këto ligje janë adoptuar në atë kohë për shtetin shqiptar, në krye të librit jepet një sqarim se si janë përkthyer ligjet dhe jo rrallë edhe përshtatur me qëllim që të mos iu humbas kuptimi. Është pakëz e çuditshme të gërmosh në kohë dhe të mësosh se një pjesë e mirë e ligjeve në gjyqet civile, të cilat në atë kohë janë quajtur “gjyqe paqi”, janë të njëjta me këto aktuale, vetëm se këtyre të fundit iu ka ndryshuar ca terminologjia për t’i bërë më të koklavitur nga sa janë.
13 Mars 2008 at 2;50
Shoqata e Pronarëve Evropianë: Pa zgjidhjen e çështjes së pronës nuk ka investime
Baza e sistemit ekonomik kapitalist ne te cilin ndodhemi eshte prona provate. Por ne Shqiperi ende kemi nje sistem kapitalist pa bazen e tij.
E gjithe kjo ka pasoja. Lexoni kete shkrim te shekullit:
Shoqata e Pronarëve Evropianë kërcënon shtetin shqiptar se do t’i bëjë thirrje investitorëve, të mos futen në Shqipëri pa u zgjidhur problemi i pronave
Pronarët Evropianë: Do pengojmë investimet private në Shqipëri
“Një nga pikat që duhet të përmbushë Shqipëria përpara se të bëhet pjesë e BE, është kthimi i pronave”
Në Ditën Botërore të Pronës, pronarët evropianë kanë kërcënuar shtetin shqiptar se do të pengojnë çdo investim të huaj në Shqipëri, për sa kohë qeveria nuk do t’i japë zgjidhje problemit të pronësisë. Bashkimi i Shoqatave të Pronarëve të Pasurive të Paluajtshme të Evropës gjatë takimit dyditor që zhvilloi në Tiranë, me rastin e kësaj dite, ka evidentuar se problemi i pronësisë në Shqipëri vazhdon të mbetet një pengesë e rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe për ecurinë e procesit integrues për në Bashkimin Evropian. Gjatë kësaj konference përfaqësues të Këshillit Ekzekutiv të kësaj shoqate kanë vënë në dukje se problemi i kthimit të pronësisë vazhdon të mbetet një nga problemet më serioze, për një pjesë të mirë vendeve ish-komuniste. Duke iu referuar rastit shqiptar ata kanë theksuar se këtu problemi është edhe më i madh, pasi në 17 vjet pluralizëm ka munguar serioziteti i shtetit në trajtimin e kësaj çështjeje. Për këtë arsye, në këtë takim është vënë theksi tek domosdoshmëria e një angazhimi më të madh dhe serioz nga ana e shtetit, për kthimin dhe kompensimin e të gjitha pronave të grabitura gjatë sistemit totalitarist. Për këtë arsye Konferenca e Pronarëve të Evropës i ka bërë thirrje shtetit shqiptar që ta konsiderojë çështjen e pronave si një prioritet, pasi, në të kundërt, çdo vonesë e mëtejshme në këtë proces do të ndikojë për keq në zhvillimin e vendit. Në përfundim të këtij takimi dyditor pronarët nga 11 vende të Evropës kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, ku vihet në dukje se problemi i pronës është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me investimet. “Një nga pikat kryesore që duhet të përmbushë Shqipëria përpara se të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane, është kthimi dhe kompensimi i plotë i pronave te ish-zotëruesit e tyre”,- theksohet në deklaratën e Bashkimit të Shoqatave të Pronarëve të Pasurive të Paluajtshme. Në të kundërt, pronarët evropianë deklarojnë se do të angazhohen që t’i bëjnë thirrje të gjithë investitorëve të vendeve të tyre, që të mos investojnë në Shqipëri. “Në rast se qeveria nuk do të reagojë pozitivisht për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e pronave, ne zotohemi se do t’i bëjmë thirrje biznesmenëve të vendeve tona, që të mos futen në Shqipëri për të investuar”,- shprehen pronarët evropianë në deklaratën e tyre. Mosrealizimi i këtij procesi, sipas tyre, po mban peng zhvillimin e tregut të pronës, çka po pengon në mënyrë direkte zhvillimin e investimeve private. Ndërkohë, nga ana tjetër pronarët evropianë e cilësojnë si qesharake shifrën prej 5 milionë dollarësh të vënë nga qeveria shqiptare, në dispozicion të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Gjithashtu, Shoqata e Pronarëve Shqiptarë ka deklaruar se do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore në institucionet ndërkombëtare, për të detyruar shtetin shqiptar që t’i japë zgjidhje problemeve të shumta që lidhen me pronat. “Ne si pronarë do t’i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut, për të gjetur të drejtën. Nëse ky shtet nuk do të zgjidhë problemin, kjo është një mënyrë e presionit për të realizuar të drejtat tona”,- u shpreh Ahmet Sulstarova, një nga drejtuesit e Shoqatës së ish-Pronarëve Shqiptarë. Ndërkohë, në Strasburg aktualisht janë ankimuar rreth 200 çështje, nga të cilat vetëm 5 prej tyre janë shqyrtuar me vendim në favor të ish-pronarëve. “Deri më tani janë pranuar dhe gjykuar 5 çështje dhe shteti shqiptar është dënuar me një shumë prej 1.5 milionë euro. Pra gati sa 20 për qind e fondit që jep shteti për pronarët, në një vit. Dhe sigurisht që deri vitin tjetër do ketë deri në 2 mijë ankesa në Gjykatën e Strasburgut”,- u shpreh Sulstarova. Vetëm disa ditë më parë ishte Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ai që denoncoi abuzimet e shumta që janë bërë me pronat në Shqipëri.
16 Gusht 2008 at 2;50
well comenti im eshte qe une personalish dua qe te investoj ne shqiperi por legalizimi i tokave po me pengon shum. nuk kam mundur te mar sgjitheje askundi,legalizimi i tokave eshte nje zgjidhje qe ne te investojm free ne shqiperi.
me respekt
agim brahimani